
Në SHBA, numri i viktimave nga koronavirusi mbetet i lartë, pavarësisht rritjes së temperaturave, që shpresohej se do të ishte një faktor frenues.
Në 24 orët e fundit janë 1 500 rastet e vdekjes nga koronavirusi.
Të dhënat dalin nga universiteti “John Hopkins”, sipas të cilit rastet e të prekurve në total deri tani kanë arritur shifrën 1.52 milionë, ndërsa të vdekur nga Covid-19 janë 91 845.
Sipas parashikimeve të fundit, vdekjet nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara mund të arrijnë në 113 000 në mes të qershorit.
Kjo do të thotë mesatarisht 1000 vdekje në ditë për 25 ditët e ardhshme.



