Ish-Presidenti Ilir Meta ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, Rexhep Meta. Nën masa të rrepta sigurie, Meta udhëtoi drejt Çepanit të Skraparit, ku u zhvilluan homazhet dhe ceremonia e varrimit. Ndërkohë, avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka kritikuar masat e sigurisë të vendosura nga Drejtoria e Burgjeve.



