Ministria e Brendshme iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të aplikojnë për pasaporta biometerike. Sportelet do të funksionojnë edhe të shtunën nga ora 8 deri në orën 16.
Më 1 korrik kanë skaduar afro 165 mijë pasaporta, që ishin lëshuar në periudhën prill 2009 - korrik 2010. Pasaportat nuk përmbanin afat të saktë dhe janë lëshuar për shtetasit e moshës 16-vjeç.



