Inflacioni “godet” ekonominë/ Spaho: Situata do jetë e vështirë, 50% e familjeve shqiptare në prag varfërie (VIDEO)

Inflacioni “godet” ekonominë/ Spaho: Situata do jetë e vështirë, 50% e familjeve shqiptare në prag varfërie (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Mateo Spaho në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar lidhur me shkaqet që kanë ndikuar në rritjen e inflacionit në ekonomi, ku u shpreh se kostoja e lëndëve të para ka sjell dhe rritjen e çmimeve.

Ai tha se nuk mund të parashikojmë dot një rënie të çmimeve për aq kohë sa nuk e dimë se si do shkojë lufta në Ukrainë. Sipas tij, situata do vazhdojë të jetë e vështirë dhe se inflacioni pritet të jetë i lartë dhe këtë vit 5-7%.

Studimi tregon ato që janë shkaqet sa i përket arsyes së rritjes së inflacionit dhe siç e prisnim kishte arsye që rriten me rritjen e lëndëve të para që janë ato djegëse, nafta, elementët që lidhen me karburantin, por dhe çështje që lidhen me rritjen e energjisë elektrike dhe natyrisht kemi dhe sanksionet që kanë bërë efektet e tyre dhe elementët që e bëjnë furnizimin e gazit më të kushtueshëm dhe të gjitha këto ndikojnë në sistemin e transportit dhe çdo sistemi ekonomik më të shtrenjtë. Konsumatori dhe shteti në përgjithësi duhet të kërkojnë lëndën e parë në vende të tjera që janë dhe më larg dhe më të kushtueshëm këto janë efekte të jashtme. Ndërsa të brendshmet janë ato që lidhen me sektorin ushqimor, ku një pjesë e mirë e tyre janë ushqim importi, pra marrim një inflacion të gradës së dytë dhe importojmë këto me çmime të rritura duke mos pasur zëvendësues dhe nga ana tjetër kemi pastaj ato pak produkte që prodhohen në vend dhe kanë probleme tipike kombëtare që do të ishin edhe nëse s’do kishim luftën në Ukrainë.

I pyetur se sa mund të zgjasë e gjithë kjo periudhë, Spaho tha se jemi në një situatë që s’mund të parashikojmë në një kohë afatshkurtër nivelin e rënies së çmimeve.

Mund të kemi një rënie të inflacionit, që do të thotë se rritja e çmimeve mund të jetë rritje e ngadaltë por rënie s mund të kemi sepse nuk e dimë se kur përfundon lufta. Rindërtimi do kohën e vetë dhe një nga palët pra Rusia nuk është se do i kthehet botës perëndimore siç ishte më parë. Pra kemi një hendek i cili do ta ndajë Rusinë dhe një pjesë të vendeve që kanë mbështetur atë dhe s’do kemi një globalizim siç e kemi pasur kur mallrat janë transportuar pa probleme, por do fillojmë të kemi një luftë të ftohtë kjo dhe nga pikëpamja ekonomike dhe vendet po synojnë të prodhojnë me çmime më të larta energjinë dhe po importojnë sa më pak. Vendet e BE po lidhen sa më shumë me njëra tjetrën por nga ana tjetër jo vetëm Rusia por dhe Kina po shihet me dyshim dhe s’mund të presim një situatë në përmirësim, ndoshta s’do kemi inflacion 8-9 % por 5-7% do arrijë.

Më tej ai shtoi se një tjetër hallkë është dhe inflacioni i ushqimeve i cili është së paku dyfishi, që kap shifrën 14% për produktet shportës, pra një rritje që kalon 30%.

Këtu kemi dy elementë që lidhen me njëra-tjetrën, e para për arsye ndërkombëtare kemi dhe një mungesë kalimi të sipërmarrjeve të vogla nga një gjeneracion në tjetrin pasi gjeneracionet e reja preferojnë të ikin jashtë shtetit ose të transferohen në qytet dhe kjo tendencë kishte filluar sidomos në zonat e jugut të Shqipërisë ku dhe ishte prodhimi më i madh i qumështit dhe mishit. Pra kemi dy kriza që po i mbivendosen njëra-tjetrës dhe po bëjnë jetën e familjeve shqiptare të vështirë duke filluar nga pensionistët e duke vijuar me ata që kanë rrogë pranë nivelit të pagave minimale. Kjo ndjehet më shumë tek ata. Më shumë se 30 vite të gjitha qeveritë shqiptare kanë harruar të bëjnë politika atë mira ekonomike dhe pasojat, 50% e familjeve shqiptare janë në prag të varfërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy