MCN në ambientet e shkatërruara të ish rafinerisë së Cërrikut/ Do investoheshin 43 milionë euro, Kurum duhet t’i paguajë shtetit 2.3 milionë euro (VIDEO)

MCN në ambientet e shkatërruara të ish rafinerisë së Cërrikut/ Do investoheshin 43 milionë euro, Kurum duhet t’i paguajë shtetit 2.3 milionë euro (VIDEO)

7 vite më parë nisi një betejë ligjore për rafinerinë e munguar, teknologjitë e reja të cilën kompania Kurum do ta sillte në Shqipëri. Gazetari Arsen Rusta deklaroi nga ish-rafineria e naftës, apo ish-kantieri i punës në Cërrik e cila ka qenë aktive me afro 1200 punëtorë dhe që ka qenë një prej pasurive më të rëndësishme të vendit pas rafinerisë së Ballshit se kompania Kurum duhet t’i paguajë shtetit 2.3 milionë euro pasi është gjendur fajtor dhe në shkelje kontrate për shkatërrimin e pronës publike dhe shitjen e saj. Nga ambientet e ish- rafinerisë Rusta tha se sipas banorëve, të cilët refuzojnë të dalin në kamera po diskutohet që godina që dikur shërbente si drejtoria e kësaj industrie si edhe fusha e sportit t’i kalojnë pushtetit lokal. "Dera është e mbyllur tregon që gjithçka ka pushuar së funksionuar. Kemi sjellë disa filmime nga pjesa e brendshme, aty ku i vetmi element që tregon që dikur ka pasur një rafineri janë 11 depozita karburantesh, çdo gjë tjetër, afro 58 hektarë është e rrënuar. MCN Live ka mundur të mësojë që Ministria e Ekonomisë dhe Financave që përfaqësojnë interesat e financave dhe kapitaleve publike ka kërkuar nga Kurum të paguajë një faturë financiare. Më 26 janar 2023 Gjykata Administrative ka vendosur që Kurum duhet t’i paguajë shtetit shqiptar 2.3 milionë euro pasi është gjetur fajtor dhe në shkelje kontrate për shkatërrimin e pronës publike dhe shitjen e saj. Ky aset i rrethuar në pamje të parë, por gjithsesi i kalueshëm është pronë publike, nuk është pronë e Kurum, e ka marrë në administrim Albpetrol. Por gjithçka që ka qenë në brendësi të kësaj industrie, kësaj kompania sipas Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave është shkatërruar nga Kurum dhe është shitur dhe tjetërsuar, ka shkuar për skrap. Do doja ta nisnim këtë transmetim me pamjet e një godine të shkatërruar, 2-katëshe e cila dikur ka qenë drejtoria e rafinerisë së naftës. Kjo godinë po diskutohet sipas banorëve, që nuk janë pjesë e grupit të naftëtarëve të dikurshëm, por që jetojnë ende këtu dhe nuk pranojnë të dalin në kamera është duke u diskutuar t’ i kalojë pushtetit lokal së bashku me fushën e sportit. Gjithçka në pjesën e brendshëm të rafinerisë është thuajse e vdekur". Rusta tha se në rafinerinë e Cërrikut do duhej të investoheshin 43 milionë euro, por në fakt gjithçka është shkatërruar dhe se në ato ambiente tashmë ka vetëm ferra dhe shkurre. "Nëse premtimi, marrëveshja me qeverinë shqiptare duke u nisur prej vitit 2006, 2009 e më pas deri sot në 2023 do duhet të ishte 43 milionë euro, i vetmi investim është dora e natyrës që ka investuar falas shkurre dhe ferra. 43 milionë euro, përveç shkurreve këtu nuk ka asgjë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy