
Kryeministri Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp, ka kërkuar që sa më shpejtë të organizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
“Para dy dite Brukseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve.
Duhet më shumë të vazhdojmë me reformat pasi që aspiratat tona për BE nuk janë vetëm për tu anëtarësuar ne duhet të sjellim Evropën tek qytetarët . Nëse jemi të mençur do të iu tregojmë të gjithëve se kështu të de-motivuar do të vazhdojmë me reformat. Sepse vetëm kështu qytetarët do të ndjejnë Evropën. Marrëveshja e Prespës gjithsesi se do të vazhdon me siguri që është bërë për Evropën por që kemi lëvërdi ekonomike, Marrëveshja duhet të vazhdoj të implementohet.
Në pyetjen për qëndrimin skeptik të Makronit për zgjerimin e BE-së, Zaev tha se nuk ka dilema dhe se vendi ynë do të bëhet anëtare një ditë dhe këtu s`ka dilema.
“Këtu do të bëhet si Evropë këtë duhet ta vazhdojmë, Delegacioni evropian qendron këtu. Unë e kuptoj dilemat e Francës por 27 shtete ishin pro. Evropa është bërë me qëllime të jetë e fortë. Mbrëmë më janë lajmëruar gati se të gjithë liderët për të na inkurajuar”-tha mes tjerash Zaev.
Ai tha se me këtë propozim do të shkojë edhe në takimin e nesërm të liderëve të thirrur nga presidenti Pendarovski. Zaev theksoi se fokusi i tij do të jetë për reforma, integrimin euroatlantik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Kjo vjen pas mosfillimit të negociatave me BE-në, ku Franca refuzoi dhënien e datës në Samitin e fundit në Bruksel.
Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE-ja kërkon që kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev menjëherë të japë dorëheqje të parevokueshme.
“Mjaft me gënjeshtra, mjaft me manipulime, Zoran Zaev duhet menjëherë të jep dorëheqje. Evropa i ka thënë jo krimit, korrupsionit dhe zhvatjes, ndërsa qytetarët janë viktimë e Zoran Zaevit. Kjo disfatë është e Zoran Zaevit dhe politikave të LSDM-së, jo edhe e popullit maqedonas dhe qytetarëve të Maqedonisë. Populli ynë jeton me vështirësi, mbi 500 mijë qytetarë jetojnë në varfëri, krimi mbretëron në Maqedoni.Heqja dorë nga emri, identiteti, gjuha dhe historia nuk janë vlera evropiane, dhe se nevojiten reforma, të cilat VMRO-DPMNE-ja do t’i propozojë periudhën e ardhshme”, thuhet mes tjerash në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.



