Ndahet nga jeta miliarderi al-Fayed/ Dyshoi për vite të tëra se i biri dhe Princesh Diana u vranë në një komplot

Ndahet nga jeta miliarderi al-Fayed/ Dyshoi për vite të tëra se i biri dhe Princesh Diana u vranë në një komplot

Mohamed al-Fayed, miliarderi i lindur në Egjipt, djali i të cilit u vra në një aksident automobilistik me Princeshën Diana të Mbretërisë së Bashkuar, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, tha familja e tij në një deklaratë.

Al-Fayed, ish-pronari i rrjetit Harrods në Londër dhe pronar i mëparshëm i Klubit të Futbollit Fulham, u shkatërrua nga vdekja e djalit Dodi Fayed në një aksident automobilistik në Paris me Dianën në vitin 1997. Ai kaloi vite në zi për humbjen e të birit duke fajësuar institucionet e Mbretërisë së Bashkuar për vdekjet. 

Al-Fayed ishte i bindur se Dodi dhe Diana u vranë në një komplot të organizuar nga Princi Philip, burri i Mbretëreshës Elizabeth II.

Ai tha se familja mbretërore e organizoi aksidentin sepse nuk i pëlqente që Diana të dilte me një egjiptian. Al-Fayed pohoi se Diana ishte shtatzënë dhe planifikonte të martohej me Dodin dhe se familja mbretërore nuk mund të pranonte që princesha të martohej me një mysliman.

Në vitin 2008 Al-Fayed do të pohonte për hetuesit se mes listës së të dyshuarve ishin edhe dy ish-shefa të Policisë së Londrës dhe CIA. 
Hetimi arriti në përfundimin se Diana dhe Dodi vdiqën për shkak të veprimeve të pamatura të shoferit të tyre, një punonjës i hotelit Ritz në pronësi të al-Fayed, dhe paparacëve që ndiqnin çiftin. Hetimet e ndara në Francë gjithashtu arritën në përfundimin se nuk kishte asnjë komplot.

Djali i një inspektori shkolle, al-Fayed lindi më 27 janar 1929, në Aleksandri, Egjipt. Pas investimeve të hershme në transportin detar në Itali dhe Lindjen e Mesme, ai u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1960 dhe filloi ndërtimin e një perandorie.

Lista e të pasurve të Sunday Times, e cila dokumenton pasurinë e njerëzve më të pasur të Mbretërisë së Bashkuar, e vendos pasurinë e familjes në 1.7 miliardë paund këtë vit, duke e renditur al-Fayed si personin e 104-të më të pasur në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy