Sot, dita e fundit e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë/ Biden betohet nesër

Sot, dita e fundit e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë/ Biden betohet nesër

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump do të kalojë sot ditën e fundit në Shtëpinë e Bardhë për t’u larguar nesër herët në mëngjes, në mënyrë që të mos e shohë betimin e kundërshtarit të tij Joe Biden. 

Republikani Trump largohet nga posti me popullaritetin e tij në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave, pasi vetëm 34% të amerikanëve që shprehin një mendim pozitiv për të, marrë parasysh 45% me të cilin fitoi mandatin. 

Sidoqoftë, refuzimi i tij për të pranuar humbjen e tij, përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin dhe sulmi i tij më 6 janar ndaj Kongresit, përveç pandemisë së koronavirusit, kontribuan në rënien e popullaritetit të tij.

Ndërkohë që nesër do të zhvillohet ceremonia e kundërshtarit të tij, Trump do të jetë duke zbarkuar në resortin e tij privat Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, gati 1000 milje larg Shtëpisë së Bardhë kur Biden të betohet. Nuk ka asnjë të dhënë që tregon nëse Trump do të telefonojë Biden apo do t’ia lërë letrën tradicionale në tryezën e zyrës ovale.

Gjithë çfarë dihet deri më tani është fakti se nënpresidenti Mike Pence ka konfirmuar pjesëmarrjen në inaugurimin e Biden, por nuk dihet ende nëse ai do të marrë pjesë në lamtumirën e Trump.

Washingtoni është në gatishmëri të lartë për protesta të mundshme të dhunshme përpara inaugurimit të Bidenit më 20 janar. Më shumë se 20.000 pjesëtarë të armatosur të Gardës Kombëtare po mbështesin policinë lokale dhe federale këtë javë pasi protestuesit sulmuan Kongresin më 6 janar, duke lënë të vdekur pesë persona, përfshirë një oficer policie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy