
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes zyrës së shtypit mbajtjen e një konference për shtyp, ditën e sotme. Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se në orën 11.00, shefi i qeverisë do të mbajë një bashkëbisedim me gazetarët.
“Nesër në orën 11.00 në Sallën e Hartave – Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një bashkëbisedim me gazetarët” – thuhet shkurt në njoftimin e zyrës së kryeministrit duke mos dhënë detaje të mëtejshme.
Në fokus pritet të jenë zhvillimet politike që janë të shumta, ndryshe nga sezonet e verës në të kaluarën.
Së pari është çështja e zgjedhjeve të 30 qershorit, oferta e Metës për të zhvilluar një tryezë me të gjitha palët për zgjidhjen e krizës, dekreti për të mbajtur zgjedhje në 13 tetor, negociata të mundshme në prapaskenë për daljen nga situara, shkarkimi i Presidentit, por edhe shembja e Teatrit Kombëtar.
Po sot Presidenca e Republikës së Shqipërisë, ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për mediat.
Presidenca ka njoftuar konferencë urgjente për mediat në orën 12:00.
Pas letrës së dërguar kryeministrit, Ministrit të Brendshëm dhe asaj të Bredshme për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë pas parashikimit të sizmiologut grek Akis Tselentis për tërmetin apokaliptik që mund të ndodhi në Ballkan, Presidenca do të zhvillojë sot në orën 12:00, konferencën për mediat.



