Shkronjat A, B dhe O po zhduken nga logot e firmave të mëdha nëpër botë, por arsyet nuk kanë të bëjnë aspak me vandalizmin.
Kompani gjigante si Google, Microsoft, Santander, Tesco shfaqen pa këto shkronja në logot e tyre karakteristike.
Arseyja ka të bëjë me një fushatë për ndërgjegjësimin e publikut lidhur me dhurimin e gjakut.
Organizata “NHS Blood and Transplant” dhe agjencia “Engine Group” kanë lançuar fushatën “Missing type”, nëpërmjet të cilës u është kërkuar këtyre kompanive të heqin shkronjat që përkojnë me grupet e gjakut nga logot e tyre.
Ideja ka rezultuar e suksesshme, pasi vetëm në 10 ditë janë regjistruar mbi 30 mijë dhurues gjaku.



