
Këngëtarja Elvana Gjata mësohet se është shpallur në kërkim nga policia pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ku një person humbi jetën dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur pas përplasjes me armë zjarri.
Mësohet se këngëtarja është larguar menjëherë nga Shqipëria pas përplasjes në ish-Bllok dhe nuk ka dhënë asnjë deklarim mbi ngjarjen.
Sipas burimeve të Tema Tv, grupi hetimor, pas shumë tentativash për të marrë dëshminë e këngëtares nuk ia ka dalë.
Së bashku me Gjatën, në kërkim janë edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, dhe dy miqtë e tij, Fabio Alushi dhe Komandoja Mevjol Bilo.
Ky i fundit dyshohet se ka qëlluar me për vdekje Fabian Gaxhën si edhe më pas ka gjuajtur në drejtim të Eljon Hato-s dhe Ervis Martinaj-t.
Një nga pistat e grupit hetimor për ngjarjen e ndodhur në ish-Bllok, është se “mollë sherri” është bërë pikërisht këngëtarja.



