Forcat ruse kryen të paktën dhjetë sulme kundër infrastrukturës kritike në qytetin e Kharkiv dhe zonat përreth tij, në verilindje të Ukrainës.
Lajmin e bëri me dije guvernatori Oleh Synehoubov mënjesin e kësaj të enjteje në rrjetin social Telegram.
“Për momentin nuk ka viktima”, shtoi zyrtari.
Sipas një postimi në Telegram nga kryetari i bashkisë së Kharkiv, Ihor Terekhov, ushtria ruse goditi qytetin e dytë më të populluar në Ukrainë me raketa.
Forcat Ajrore të Ukrainës kishin thënë më herët në të njëjtin rrjet social se rreth nëntë bombardues strategjikë rusë Tu-95MS ishin në ajër dhe dyshohej se po përgatiteshin të lëshonin raketa drejt Ukrainës.
Duke gjykuar se çfarë synon agresori rus, problemet me furnizimin me energji janë të mundshme në Kharkiv. Metroja do të jetë e mbyllur për orët e ardhshme, kështu që planifikoni udhëtimin tuaj në përputhje me rrethanat.



