28 Nëntori, festë zyrtare edhe në Kosovë

28 Nëntori, festë zyrtare edhe në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka propozuar që 28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar shqiptar, të jetë ditë pushimi në Kosovë.

Dita festive më e madhe e shqiptarëve nuk ndodhet në listën e festave zyrtare në Kosovë, dhe kjo ishte arsyeja që i pari i qeverisë kërkoi që të jetë ditë pushimi, raporton KP.

“Edhe pse kjo nuk është paraparë me ligj, është një festë kombëtare dhe propozoj para kabinetit qeveritar që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi”, ka thënë Mustafa.

Kabineti qeveritar ka votuar pro këtij vendimi, me çka edhe u vendos që 28 Nëntori 2016, ditë e hënë, të jetë ditë pushimi në Kosovë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy