Formohet KLP, zgjidhen 6 anëtarët, reagon Arta Marku: Hodhëm një gur themeli për gjithë sistemin e drejtësisë

Formohet KLP, zgjidhen 6 anëtarët, reagon Arta Marku: Hodhëm një gur themeli për gjithë sistemin e drejtësisë

Pas shumë zvarritjesh, janë zgjedhur më në fiund 6 anëtarët e KLP-së nga radhët e prokurorëve duke plotësuar 11 anëtarët e institucionit të ri të krijuar nga reforma në drejtësi.

Tre anëtarët e KLP-së nga prokuroritë e shkallëve të para:

  1. Gentian Osmani, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
  2. Antoneta Sevdari, nga prokuroria e Tiranës.
  3. Ndërsa nga prokuroritë e rretheve është zgjedhur prokurori i Elbasanit, Besnik Cani.

Nga Prokuroria e Apelit, janë shpallur automatikisht fituesit:

  • 4. Bujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë;
  • 5. Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër.

Kjo, pasi nuk kanë konkurrencë dhe ligji e thotë që nga Apelet duhet të fitojnë, një nga rrethet dhe një nga Tirana.

Në përfundim, janë numëruar votat nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, ku Kostaq Beluri ka dalë fitues ndaj Anila Lekës.

Ndërkohë që humbësit nga Prokuroritë e shkallëve të para janë Vate Staka, Besnik Muci dhe Dritan Prenci.

Këshilli i Lartë u Prokurorisë përbëhet 11 anëtarë. Sot, u përzgjodhën 6 anëtarët që vijnë nga organi i akuzës, ndërsa 5 janë zgjedhur me herët.

Në shkurt, në Kuvend kaluan me short dhe automatikisht për shkak se opozita nuk pranoi të votonte 5 anëtarët jo prokurorë të KLP-së.

Të pesë anëtarët, janë 2 nga radhët e avokatëve, 2 nga pedagogët e fakulteteve të Drejtësisë dhe shkolla e magjistraturës dhe 1 nga shoqëria civile:

Avokatia: Nurihan Seiti (Metaj), Tartar Bazaj.

Pedagogët: Gent Ibrahimi, Sandër Beci. 

Shoqëria civile: Alfred Balla.

Në mbyllje të mbledhjes së prokurorëve, ku u zgjodhën 6 anëtarët për KLP nga organi i akuzës, kryeprokurorja Arta Marku u shpreh se me voten tone ne e krijuam institucionin e pare te drejtesise se re, e hodhem nje gur themeli per gjithe sistemin e drejtesise”. 

“Te gjithe bashke, sot duhet te ndihemi krenarë. Me voten tone ne e krijuam institucionin e pare te drejtesise se re, e hodhem nje gur themeli per gjithe sistemin e drejtesise. Te gjithe bashke ne deshmuam se jemi te pergjegjshem. Treguam se ne mundemi t’ia dalim edhe kur te gjithe jane skeptikë ndaj nesh. Treguam se jemi nje model qe duhet ndjekur. Te nderuar kolege! Ju falenderoj nga zemra per pjesemarrjen dhe qytetarine e treguar gjate gjithe procesit! Gjate gjithe ketij procesi kemi pasur mbeshtetjen pa kushte te partnereve tane te OPDAT dhe EURALIUS, te cilet i falenderoj ne emer te gjithe trupes se prokuroreve. Mbeshtetja e tyre ka qene motivim per ne", deklaroi Marku

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy