
Tashmë prej disa javësh vendi ynë është duke luftuar me flakët, ndërsa policia vijon punën për zbulimin dhe vënin përpara përgjegjësisë autorëve të zjarrvënieve.
Policia e Lushnjës ka vënë në pranga Rahman Dedaj, banues në Dushk, Lushnjë, pasi duke djegur me zjarr disa ferra, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një sipërfaqe me ullinj në vendin e quajtur "Kodrat e Kalipasë".
Po nga këto struktura, u procedua penalisht në gjendje të lirë një shtetas 15-vjeçar nga Dushku, pasi në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë u kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë duke djegur disa mbeturina ku zjarri ka rrezikuar që të përhapej në pronat e fshatit Golem.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.



