
Ngjarjet mes grupeve kriminale në Greqi duket se gjejnë vazhdimisht terren në shtetin helen.
Së fundmi, tre shqiptar vdiqën dhe tre të tjerë u plagosën si pasojë e një përplasje mes grupeve rivale të cilat sipas atyre që shkruanin mediat vendase janë njohur për trafik të lëndëve narkotike.
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, në edicionin e sotëm të “MCN live”, u shpreh se këto nuk përbëjnë ndonjë risi, meqë si pasojë e krimeve të llojeve të ndryshme, 23 % e shqiptarëve zënë burgjet greke.
Dihet që shqiptarët zënë 4% të popullsisë së shuaj në Greqi dhe 23% të të burgosurve të huaj janë vetë shqiptarët.
Por e gjithë kjo për faktin se atje pavarësisht pjesës që kanë punuar për bukën e gojës, gjithmonë ka pasur një pjesë që bëjnë zhurmë, që janë pjesë e krimit dhe e vrasjeve, e gjitha si pasojë e tregtimi të kanabisit dhe kalimit nga Shqipëria për në Greqi.
Për ekspertin Softa, droga dhe krimi nuk njeh kombësi, por grupet janë në bashkëveprim edhe me eksponentë grekë, por qe zakonisht edhe nga drejtësia greke ka favorizime për grupet kriminale.
Padyshim që është ngjarje e rendë kjo, por droga dhe krimi nuk njeh kombësi dhe kjo tregon që kur prishen interesat e tjera, dhe prishen pazaret, nuk pyetet.
Rasti konkret dyshohet për një person që ka qenë informator te shërbimet greke, por edhe kjo është pjesë e hetimit, por fakti që këta kanë qenë të arrestuar më parë, tregon edhe një herë qe drejtësia nuk është perfekte as atje dhe lidhjet me eksponentët joshqiptarë tregon që ka favorizime, sepse nuk është aq e lehtë të bashkëveprosh në një territor të huaj.
Patjetër që hetimet duhet të barten edhe në Shqipëri, sepse është vendi i origjinës, baza është këtu.
Përderisa në konflikt ishin tre të vrarë e tre të plagosur, domosdoshmërisht një grup i tillë s’mund të bëjnë një ngjarje të vetme, patjetër që duhet të jenë të përfshirë edhe më tej të tjerë rreth ngjarjes.



