Vrau dhe copëtoi 9 të rinj, ekzekutohet në Japoni “vrasësi i Twitterit”

Vrau dhe copëtoi 9 të rinj, ekzekutohet në Japoni “vrasësi i Twitterit”

Një burrë i dënuar me vdekje u ekzekutua me varje në Japoni, në rastin e parë të dënimit me vdekje që zbatohet në arkipelagun aziatik që nga korriku i vitit 2022.

I ekzekutuari është Takahiro Shiraishi, 34 vjeç, i dënuar me vdekje në fund të vitit 2020 për vrasjen e nëntë personave. Ai kishte nofkën “vrasësi i Twitterit” sepse përdorte mediat sociale për të kontaktuar dhe për të joshur viktimat në shtëpinë e tij. 

Ngjarjet datojnë që nga viti 2017, kur mbetjet e një burri dhe tetë grave u gjetën në apartamentin e Shiraishi-t në Zama, Prefektura Kanagawa, në jug të Tokios.

Burri shënjestroi gra ose burra të rinj që shprehnin qëllimin e tyre për të kryer vetëvrasje. Ai u thoshte atyre se mund t’i ndihmonte.

34-vjeçari rrëfeu se kishte vrarë dhe gjymtuar viktimat e tij adoleshente ose të reja, në pothuajse të gjitha rastet.

Në gjyqin e tij, mbrojtja propozoi që ai të dënohej me burgim të përjetshëm, duke theksuar se viktimat e tij, të moshës midis 15 dhe 26 vjeç, kishin shprehur qëllime vetëvrasëse nëpërmjet rrjeteve sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy