Starton në Tiranë Botërori i MMA/ Interesi i lartë, transmetohet ekskluzivisht në MCN 24 (VIDEO)

Starton në Tiranë Botërori i MMA/ Interesi i lartë, transmetohet ekskluzivisht në MCN 24 (VIDEO)

Starton sot në orën 12:30 botërori i arteve të përziera marciale, i cili zhvillohet për herë të parë në Tiranë. 

Shqiptarët mund ta ndjekin këtë eveniment të rëndësishëm sportiv botëror live dhe ekskluzivisht në MCN 24. 

Kompeticioni do të zgjasë deri më datë 25 nëntor, ku 500 mundës nga 50 shtete do të garojnë për medalje. 

Ky botëror nuk do të jetë vetëm për moshat e rritura, por edhe për të rinj, ndërsa Shqipëria si vend organizator do të përfaqësohet nga 20 sportistë.

Gazetari Andon Kello në një raportim në MCN Live bën me dije: 

Botërori është shtyrë për në orën 12:30 për shkak të mos mbërritjes së ekipeve. Për rreth 30 minutash pritet të fillojë menjëherë botërori. Në kushte emergjence, pasi do të fillojë menjëherë me ndeshje, dhe më pas do të mbahet një ceremoni hapëse. Interesi është i lartë. Bashkë me 500 sportistët, në Shqipëri kanë mbërritur edhe gjyqtarë e gazetarë nga vendet ku ky sport është popullor. Momentalisht ndodhemi jashtë sallës ‘Feti Borova’ jashtë Parkut Olimpik. Do kemi ndeshje nga të trija kafazet. Sot pritet të zgjasë deri në 17:00 aktiviteti. Do ketë larmishmëri ndeshjesh nga kategoritë amatore te ato profesioniste. Të gjithë ata që duan ta ndjekin nga afër, dyert janë të hapura, nuk ka pagesa. Shqipëria ka një nga federatat më të reja të MMA. Që prej vitit 2010 ka ardhur si sport rishtazi në Shqipëri, ish-boksierë apo ish-karateistë janë integruar në këtë sport. Është një sport më i kontrolluar, ka rregulla më strikte në kafaz dhe jashtë kafazit. Shqipëria përfaqësohet me 20 sportistë. Është sporti i dytë më në rritje në gjithë botën, për shkak të popullaritetit. Dalëngadalë po vjen edhe në Shqipëri. Familjarë miq, dhe tifozë kanë ardhur nga e gjithë bota. Interes ka edhe nga shqiptarët”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy