
Një mbledhje e përbashkët mes kuvendit të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, karakterizoi pragfestën e 28 nëntorit në Tiranë.
Për njohësin e së Drejtës dhe Çështjeve Ndërkombëtare, Shqipërim Pula, kuvendi i përbashkët në 110 vjetorin e Pavarësisë, nuk ishte hiq më pak se një kuvend në të cilën nuk u kuvendua asgjë për çështjen e bashkimit kombëtar.
Përmes një komunikimi në “MCN live”, Pula, tha se mbledhja qëndronte vetëm në aspektin protokollar dhe se nuk kishte vullnet politik nga të dyja anët.
Ishte një mbledhje e përfaqësuesve të popullit në një kuvend, por që nuk kuvenduan.
Ata do duhej të diskutonin për çështje pse jo të një plani të gjerë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
U fol për flamuj, për kufijtë, për ndarje, e sa mirë ishte të ishim bashkë por nuk u konkretizua në një plan konkret, prandaj të gjitha ato deklarime ishin më tepër në kontestin protokollar sesa për përfaqësim kombëtar.
Pra nuk kishte një plan konkret, që të behet një balancë mes shqiptarëve në gadishullin ilirik, në mënyrë që të kemi një fuqi të përbashkët politike por edhe ekonomike e ushtarake.
Për Pulën, para se të flitej nga politikanët për një integrim evropian, së pari është e domosdoshme të flitej për një integrim mbarëkombëtar të shqiptarëve të shpërndarë në pesë shtete në rajonin e Ballkanit.
Para se të flasim për integrimin evropian do duhej që të flisnim më këmbëngulje për integrimin mbarëkombëtar.
Sepse të bashkuar vetëm në një treg jo vetë politik, por edhe ekonomik e ushtarak, do krijonim një superfuqi dhe një balancë në këtë anë të Evropës, dhe natyrisht do konsideroheshim më ndryshe sesa që jemi këtu të ndarë andej dhe këndej kufirit.
Nuk duhet harruar që fqinjët tanë ndër shekujsh, kanë pasur apetite territoriale ndaj nesh, dhe vetëm të ndarë kanë mundur të realizojnë qëllimet e tyre, por të bashkuar do të ishte një gjeo-politikë krejtësisht ndryshe në këtë pjesë të Evropës dhe Ballkanit.
Prandaj, them përpos atyre deklarimeve se çfarë kemi mundur të bëjmë, nuk u prezantua dhe nuk u dhe si një kambanë për një plan të mirëfilltë, të qartë me objektiva, me afate kohore, se si do duhej të ishin shqiptarët bashkë.
Sovranitetin buron nga populli, atë mund ta bartin ne te ndërkombëtarët. Vetëm atëherë kur ne marrim në duar fate tona.
Historikisht neve kemi patur njerëz të cilët kanë qenë mercenar, tradhtar, në qëllimet e kombit shqiptar, dhe fatkeqësisht sot jemi të shpërndarë nëpër Ballkan, në pesë shtete, kudo që dalim nëpër kufijtë takojë shqiptarë2 dhe kjo do duhej njëherë e mirë të këndellemi politikisht në mënyrë që ta kontribuojmë në formësimin e kombit dhe ta krijonim kombërinë, në mënyrë që të jemi palë të barabarta me të gjithë të tjerët, jo vetëm në këtë pjesë të Evropës, por edhe më gjërë.



