"Xhadat" - Shteti i zë rrugën qytetarit/ Dhjetëra kërkesa e denoncime, asnjë zgjidhje

"Xhadat" - Shteti i zë rrugën qytetarit/ Dhjetëra kërkesa e denoncime, asnjë zgjidhje

Orest Gjuzi, banor i Bërzhitës ankohet se në vitin 2013 prona e tij u shpronësua nga ndërtimi i autostradës Tiranë – Elbasan. 

Problemi qëndron se në vitin 2017, kur  përfundoi ndërtimi i autostradadës, Orestit nuk i lihet rrugë për të hyrë në pronën e tij me mjetet bujqësore për ta shfrytëzuar atë,  pasi rrugëkalimi në krah të autostradës është i ngushtë.

Rrugica që duhej të ishte 4 metra në fakt është e bllokuar në 1m e 20 cm, pasi është gardhi i pronës së kufitarit, i cili nuk lejon të hapë rrugën, megjithëse është shpronësuar për të lënë të lirë rrugën e kalimit prej 4 m.

Që nga viti 2018, Orest Gjuzi i është drejtuar të gjitha institucioneve përgjegjëse për të hyrë në pronën e tij por nuk ka gjetur zgjidhje.

Në Njësinë Administrative Bërzhitë, Administratori i saj z. Alban Shaba thotë se:

“Ne i kemi bërë kontaktet me banorë të cilët kanë pronën ngjitur me gardrelin ku pretendon që do të kalojë Orest Gjuzi, për të aksesuar pronën e tij,  por nuk kemi pasur rezultat domethënë, kemi provuar disa herë dhe nuk kemi rënë në një dakortësi që ato të lëvizin, të spostojnë pak rrethimin e pronës së tyre.

Kemi dërguar kërkesë tek Autoriteti Rrugor Shqiptar, për të zgjidhur këtë lloj problematikë, duke qenë se ne jemi në mos kopetencë, se rruga ku pretendon ai të kalojë është shpronësuar dhe tashmë është pronë e ARSH-së.

Por Autoriteti Rrugor Shqiptar në përgjigjen e kthyer lidhur me këtë problematikë shprehet se:

 “Referuar korrespondencës së fundit dhe inspektimit të grupit  të punës datë 05.07.2021 të kryer në pronën e z. Shefqet Gjuzi,në segmentin rrugor  Tiranë- Elbasan,është konkluduar që kërkesa e pronarit të mos miratohet”.

Pa zgjidhje ankesa e banorit të Bërzhitës ka mbetur edhe nga Inspektoriati Kombëtar I Mbrojjes së Mjedisit, i cili në korrespodencën që ka kryer me ARRSH-në ka kthyer përgjigjen se:

“Kanali i rrugës është i mbushur me depozitime dherash e material të vegjetacionit si dhe janë mbjellë pemë në të. Kjo gjë dëmton drenazhimin e ujërave të rrugës duke e kthyer në një faktor risku për dëmtimin e shtresave asfaltike. Përgjatë segmentit kostatohet rrethim brënda kufirit rrugor”.

Por për të ndërhyrë për ta pastruar dhe hapur rrugën e mbyllur Inspektoriati Kombëtar i mbrojtjes së territorit thotë se kjo është kompetencë e pushtetit vendor.

“Sa i përket hedhjes së inerteve nga ana e sektorit të inspektimit të mjedisit  dhe ujërave, pranë Drejtorisë Rajonale Tiranë  janë konstatuar hedhje inertesh ndër vite të paidentifikuara  të cilat në bazë të nenit 23 pika 10 të ligjit nr 139, për vetqeverisjen vendore në Republikën e Shqipërisë  janë kopetencë e Njësisë Administrative, Bërzhitë”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy