Kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian mund të mbeten të mbyllur për Ballkanin Perëndimor, edhe pas datës 1 korrik. Prej përkeqësimit të situatës me rritjen e numrit të të infektuarve me covid, disa shtete të BE-së po marrin masa individuale, duke vënë në pikëpyetje heqjen e kufizimeve për hyrjen e shtetasve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.



