Dhoksati, fshati i “harruar” nga pushteti (VIDEO)

Dhoksati, fshati i “harruar” nga pushteti (VIDEO)

I ndodhur në zemër të Lunxhërisë, fshati i Dhoksatit po e sheh të ardhmen tek agroturizmi, ndonëse në të jetojnë vetëm 20 familje, nga 300 banorë që ishin dikur. Promovimi i turizmit do të sillte dhe zhvillimin ekonomik të kësaj zone piktoreske, mirëpo ndonëse Dhoksati ishte pjesë e programit zhvillimor “100 fshatrat”, investimet në zonë duken të largëta, pasi mungon infrastruktura.

Një pjesë e banesave janë të tipit kullë, me gurë të gdhendur që shërbejnë edhe si bujtina për të mirëpritur turistë. Banorët evidentojnë disa nga problematikat që po has kjo zonë, ku problemtike mbetet emigrimi i të rinjve pasi fshati është boshatisur.

Me sytë drejt turizmit, Dhoksati po pret investimet konkrete nga pushteti lokal dhe ai qëndror me qëllim zhvillimin e mëtejshëm pasi potencialet që mbart janë të shumta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy