Mali i Zi do të ngrejë gardh me gjemba në kufi me Shqipërinë (VIDEO)

Mali i Zi do të ngrejë gardh me gjemba në kufi me Shqipërinë (VIDEO)

Mali i Zi regjistron një rritje të hyrjeve të emigrantëve të paligjshëm gjatë 10 muajve të fundit. Nëse një trend i tillë vazhdon, masat jopopullore janë të mundshme, deklaron për televizionin shtetëror të Malit të Zi, Shefi i Departamentit për Mbikqyrjen e Kufirit Shtetëror, Vojislav Dragovic.

“Për të garantuar rendin publik, ka mundësi që në raste të caktuara, në veçanti kur ka rritje të numrit të emigrantëve, që anashkalojnë kufirin e rregullt, të vendosen gardhe me tela me gjemba në rrugët e prekura nga klandestinët”.

Qeveria hungareze sapo ka njoftuar se në rast të një krize emigrimi,  do t’i dhurojë tel me gjemba Malit të Zi që të mbulojë 25 kilometra të kufirit shtetëror. Në lidhje me situatën aktuale, sipas autoriteteve kufitare malazeze, një tregues i rëndësishëm është marrëveshja e ripranimit me Shqipërinë. Ai tha se autoritetet shqiptare shpesh kishin refuzuar të pranonin emigrantët që u kthyen nga Mali i Zi nën marrëveshjen dypalëshe të ripranimit.

"Ne kemi një mosmarrëveshje në lidhje me kthimin e këtyre njerëzve, autoritetet shqiptare shpesh justifikojnë mospranimin me mungesën e dokumentacionit për këta persona, edhe kur ne gjejmë se ka prova se ata ishin në territorin e Shqipërisë", thotë Dragovic.

Me valën e emigrantëve lidhet edhe trafiku i qenieve njerëzore i cili funksionon në vendet e rajonit. Shefi i kufirit tregon për rasti i fundit.

"Rasti i fundit është ndalimi i një personi i cili i mori emigrantët në Tiranë, i solli ata në mënyrë të paligjshme në zonën kufitare pranë pikëkalimit Sukobin, për të shkuar drejt Herceg Novit. Nisur nga dyshimet ne ushtruam kontrolle midis Ulqinit dhe Tivarit, me policë civilë dhe me uniforëmë, për të zbuluar dhe ndjekur penalisht ata që e kishin organizuar këtë trafik të emigrantëve", thotë ai. 

Ndërkaq, Agjencia Reuters raporton se mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut janë duke provuar fatin për të arritur në vendet më të pasura evropiane, pasi kontrabandistët kanë krijuar rrugën e re në Ballkan që vjen nga Greqia nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës për në Kroaci, anëtare e BE-së.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy