
Regjisori Spiro Duni, pas shumë kohësh vë në skenë një shfaqje komedi “E vërteta”, pjesë e francezit Florain Zeller.
Ai tha për emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, se spektaktori i mirë i teatrit është kthyer me mall pas pandemisë dhe se spektatori i Tiranës është i veçantë.
Shfaqja shkëlqimin më të madh e ka pasur në Angli, Francë. Ka dhe vende që janë ngritur në protestë si në Australi. Si e mira e fshehjes së të vërtetës dhe e keqja e zbulimit të saj. Më pëlqeu që la në plan të dytë tradhtinë bashkëshortore dhe nxjerr në pah të vërtetën apo gënjeshtrën. Dramaturgët shqiptarë që ankohen aq shumë se nuk llogarisim veprat shqip, mos të vijnë të shohin regjitë e mia apo kolegët e mi... Të vijnë dramaturgët shqiptarë se diçka do nxënë nga këta autorë. Ata janë familjarizuar aq shumë me veprën e tyre, sa nuk hanë pykë çfarëdo që t’iu thuash.
Ai kujtoi se në vitet e komunizmit ka vënë në skenë vetëm skena shqiptare, si Pëllumb Kullën, por edhe Fahri Balliun dhe se çmimet që ka marrë i ka marrë me veprat shqiptare.



