“Krimi i vetëm që kam kryer ishte mbrojtja e Amerikës nga ata që duan ta shkatërrojnë atë. Aktakuza ime është një fyerje për Shtetet e Bashkuara”.
Kështu do të deklaronte ish-Presidenti amerikan Donald Trump, pasi u kthye në Mar-a-Lago disa orë pasi u paraqit në gjykatën e Nju Jorkut për të dëgjuar 34 akuzat kundër tij në çështjen “Stormy Daniels” dhe iu drejtua mbështetësve të tij të mbledhur në një nga sallat e resortit.
“Kurrë nuk e kisha menduar se diçka e tillë mund të ndodhte në Amerikë”, tha Trump, ndërsa mbështetësit e tij bërtisnin “Usa, Usa!”. Ish-Presidenti shoqërohej nga djemtë e tij Eric dhe Donald Jr, ndërsa bashkëshortja e tij Melania.
Pasi përsëriti se të gjitha hetimet ndaj tij janë “përndjekje politike”, manjati ka hedhur fyerje një nga një mbi magjistratët e përfshirë.



