
Gazetari Ferdinand Dervishi tha në studion e lajmeve të MCN TV se me gjasë në skemën e mashtrimit të call center-it ku kanë rënë pre dhjetëra shtetas italianë është përfshirë një politikan shumë i lartë pasi një veprim i tillë nuk mund të bëhet pa garanci të mëdha.
Sipas Dervishit, policia është e përfshitë në këtë skemë mashtrimi.
Nuk ka funksionuar policia dhe shërbimi sekret. Që të dyja mund të jenë të implikuara, policia akoma edhe më shumë, sepse është detyra e saj ta zbulojë. Nuk është e SPAK-ut. Preferojnë të bashkëpunojnë me SPAK-un, jo me policinë, sepse policinë e kontrollon pushteti. Vë bast që në lojë është edhe një politikan shumë i lartë. Nuk funksionon asgjë pa mbështetje të madhe politike. Nuk bëhet, nuk i hyn njeriu këtij guximi të bëjë një gjë në mes të Tiranës.
Nuk ka asgjë më shumë sesa piramidat e ’92–’97. Të premtohet që me një shumë të vogël parash të marrësh më shumë.
Është call center që ka numrin tënd të telefonit, ashtu siç na fluturuan të dhënat, kanë numrat e shtetasve italianë e francezë; ata kishin objekt mashtrimi italianët. Ideja është që kanë ndërtuar programe të sofistikuara dhe të thonë: jam agjent për këtë punë, të ftoj ty të futesh me 250 euro. Kaq e kishin, dhe i thonë, marrim shembull: parashikohet që aksionet e çelikut do rriten dhe mund të dyfishosh paratë. Ne kemi % tonë. S’po e bëjmë badihava. Gjithçka është e mirëllogaritur.
Funksionojnë si mashtrues të mirëfilltë, i përgjigjet teknologjia. Njeriu që mashtrohet i kalon 250 euro dhe pak më vonë sheh që llogaria është rritur. Pasi sheh që i është rritur shumë, e pyesin a mund të fusësh pak më shumë. Peshkosh përmes shifrash që të rritet online. Të thonë: nëse i bën 10 mijë euro, ne do t’i rrisim. Fillon rritja e madhe. Kishte arritur dikush 90 mijë euro, ata i bënin golin e fundit. Futën në lojë taksat dhe i morën edhe 27 mijë euro në fund. Ky është mashtrim në pikën e fundit të gjakut.
Duket aksion i dekonspiruar. Pjesa e parë nuk tregonte ndonjë emër, tregonte sikur të ishin të gjithë ordinerë. Mund të gjenerojnë edhe 30 milionë euro fitim pa dakordësi që vjen nga maja e piramidës së politikës në Shqipëri.
Garancia ka qenë shumë e madhe. Punoni, ngjani gjënë dhe jeni të garantuar aty. Duke qenë se nuk i gjeti gjë nga policia, i bie ose janë blerë, ose janë të paafta, ose nuk i ka lënë njeri të afrohen.



