21-22 shtator/ Mblidhet në Tiranë Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit, në fokus integrimi evropian

21-22 shtator/ Mblidhet në Tiranë Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit, në fokus integrimi evropian

Nis sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri.

 

Punimet e takimit do të nisin në orën 10:00 dhe do të drejtohen nga bashkëkryetarët e delegacioneve, Taulant Balla, në cilësinë e kreut të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë, dhe Marco Tarquinio, kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian. 

 

Takimi do të përshëndetet edhe nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

 

Në takimin dyditor do të marrin pjesë edhe eurodeputetët e grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR), Chiara Gemma dhe Cristian Terheș. Gemma është nënkryetare e delegacionit të Parlamentit Evropian për Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

 

Takimi i KPSA-së zhvillohet në kuadër të mekanizmit të bashkëpunimit parlamentar mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian dhe vjen pas mbledhjes së 21-të, e cila u zhvillua më 8-9 korrik në Strasburg. 

 

Sipas Parlamentit Evropian, në axhendën e takimeve të KPSA-së përfshihen çështje të lidhura me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, shtetin e së drejtës, të drejtat themelore, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, liritë e medias, zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin rajonal.

 

Grupi ECR ka rikonfirmuar mbështetjen e tij për rrugëtimin evropian të vendit, duke e cilësuar Shqipërinë si një partner strategjik për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, edhe në kuadër të anëtarësimit të saj në NATO.

 

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri është mekanizëm i bashkëpunimit parlamentar mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian dhe zhvillon dy takime në vit, një në Shqipëri dhe një në Bruksel ose Strasburg.

 

Takimi i 22-të mbahet edhe nesër në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy