Salianji: Kishim më shumë se 5004 vetë në Kongres, votuan edhe në korridor

Salianji: Kishim më shumë se 5004 vetë në Kongres, votuan edhe në korridor

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një lidhje skype me emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për Kuvendin e Lulzim Bashës në datën 18 dhjetor, Kuvend i shoqëruar nga shumë polemika lidhur me pjesëmarrjen. I pyetur nga gazetarët në studio, Salianji këmbënguli se në Pallatin e Kongreseve kishte 5004 delegatë, madje ai tha se në sallë ka patur më shumë se 5004 vetë, sepse kishte edhe militantë dhe simpatizantë, përfshirë fëmijë.

5004 delegatët u futën në sallën e Pallatit të Kongreseve, në ambientet përreth dhe sallat e Pallatit të Kongreseve. Emrat i ka publikuar Partia Demokratike një më një. Nuk është takimi i parë, kur janë diku te 7600 delegatë në total. Nuk ka patur ndonjëherë kontestim. Ishte e qartë dhe nuk e di përse ka këtë zhurmë. Nga ana tjetër në mitingun e datës 11, nuk pati kamera dhe nuk pati transparencë, pati kuti që mbusheshin.

Nga ana e tij gazetari Rakipi, teksa ju drejtua Salianjit duke i thënë se ju keni një kongres që merr vetëm 1958 njerëz dhe thoni erdhën 5004 delegatë, është kështu, më mirë të rrijë Edi Rama sesa ju që trefishoni delegatët për të zgjedhur vetëveten, deputeti demokrat tha se afyka pasur dhe delegatë edhe militantë. Në përgjigje të kësaj Salianji u shpreh se në sallën e Pallatit të Kongresit ka patur edhe delegatë edhe militantë.

Ata që kanë votuar, kanë vendosur firmën në një listë në 12 komisione. Shumica është përcaktuar qartë, ashtu është votuar gjithmonë në PD. Ka patur element shtesë për shkak të skepticizmit. Kaq mund t’ju them për legjitimitetin e atij kuvendi, që nuk është vendosur në diskutim nga askush. Emrat janë lexuar sot publikisht, për rreth tre orë. Kamerat kanë qenë edhe në korridor dhe ka qenë e lidhur me pjesën e ambienteve të brendshme të Kuvendit. Kanë qenë mediat live gjithë kohën. Është procedurë që ka ndodhur përherë në Kuvendet e PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy