Numri i vdekjeve në Britaninë e Madhe është rritur nga dita e djeshme në 24 orët e fundit: 739 viktima numërohen ditën e sotme, ndërsa dje u regjistruan 674 vdekje. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga fillimi i pandemisë ka arritur në 27 510 persona.
Siç ishte premtuar, Britania ka arritur dhe madje e ka tejkaluar, objektivin e realizimit të 100 000 testeve në ditë deri në fund të prillit. Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock njoftoi se "122 347 teste janë kryer në vend të enjten". Ai ka e quajtur këtë “një rezultat të jashtëzakonshëm”.



