Deputeti Sadri Abazi ka përdorur të njëjtin ofendim ndaj kryetarit të Komisionit të Integrimit Genc Pollo, që ky i fundit i tha Ministrit Bushati pak javë më parë. Ndërkohë ky komision miratoi kalendarin e punës për 3 javët e ardhshme dhe projektbuxhetin në tërësi pa opozitën. Ata u larguan pasi nuk u miratua kërkesa e tyre për të futur në rend dite një diskutim për ndarjen e politikës nga krimi



