
Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e mbajtur në protestën që po zhvillohet para Kuvendit tha se ky institucion është pushtuar nga “krim-ministri Rama dhe banda e tij kriminale".
Berisha tha se kjo është një betejë për mbrojtjen e Kushtetutës që po shkelmohet nga banditët.
Kryedemokrati tha se po u mohet e drejta e komisioneve hetimore, "sepse aty do të dalin lakuriq siç janë, më të të zinj se zifti, në aferat e tyre".
Ju falënderoj nga zemra për praninë tuaj sot këtu në këtë protestë të fuqishme, në mbrojtje të vlerave dhe interesave më themelore të qytetarëve shqiptarë.
Në këtë protestë të fuqishme para parlamentit të pushtuar nga krim-ministri Edi Rama dhe banda e tij kriminale.
Në këtë protestë, në të cilën ju mbështesni jo vetëm deputetët tanë, me qëndrimin e tyre të shkëlqyer në mbrojtje të interesave tuaja dhe të shqiptarëve në parlament, por mbështesni dhe jeni zëri i vërtetë i ccdo shqiptari, kudo që ndodhet ai, por që konsideron Edi Ramën, ministrat e tij, si armiqtë e egër të qenies tonë, të demokracisë sonë, të miqve tanë.
Për të gjithë qytetarët e këtij vendi që ndjekin zhvillimet në seancën e parlamentit, apo këtë protestë, duhet t’i qartësoj se kjo është një betejë për mbrojtjen e Kushtetutës, e cila shkelmohet nga banditët, nga porositës të vrasjeve, nga padronë të klaneve të drogës, krimit. Kjo Kushtetutë, në nenin e saj 70 i garanton deputetit me mbledhjen e 28 firmave, krijimin automatik të komisionit hetimor për problemet që këta 28 burra dhe gra, të votuar nga zgjedhësit shqiptarë, gjykojnë se duhet të hetojnë. Kurse trafikantë dhe kukulla pa dinjitet njerëzor të Edi Ramës, bllokojnë këtë të drejtë të deputetëve të opozitës.
Berisha akuzoi kryeministrin Rama si të vetmin lider në kontinent që kontraktoi si vrasës me pagesë, kryezbuluesin e SHBA, për të asgjësuar opozitën
Edi Rama realizoi 137 udhëtime me avion në dispozicion, kurse fëmijët tuaj largohen dhe vetëm largohen nga ky vend. Këta na mohojnë ne të drejtën kushtetuese të komisioneve hetimore, sepse aty do të dalin lakuriq siç janë, më të të zinj se zifti, në aferat e tyre. A mund të pranojmë ne, a mund të pranoni ju, a mund të pranojnë qytetarët shqiptarë, mohimin e kësaj të drejte themelore? Jo, kurrë!
Prandaj ne do bëjmë gjithçka për sanksionimin e saj. Ju jeni këtu në protestë dhe çdo shqiptar ju mbështet me shpirt e zemër, të gjithë ata që duan që vendi të ketë një opozitë të vërtetë.
Dhe që e panë se me aferën McGonigal, Edi Rama, lideri i vetëm në kontinent, kontraktoi si vrasës me pagesë, kryezbuluesin e SHBA, për të asgjësuar, për të përdorur fuqinë e institucionit të tij në asgjësimin e opozitës, de facto të demokracisë shqiptare. Kurrë nuk ka ekzistuar demokraci pa opozitë".
Berisha tha se çarteri i Ramës është përdorur për fluturime për t’u bërë presion ministrave të tij, që të firmosin dokumentet për inceneratorët.
Ju po protestoni kundër një hajduti që po mjeron çdo ditë shqiptarët, protestoni kundër një njeriu, i cili vazhdon të vjedhë ditën dhe natën me aferën e djegësave.
A e dini ju se djegësat, 420 milionë, kanë vetëm një njeri kryesor dhe ky është Edi Rama. A e dini ju se çarteri i tij është përdorur për fluturime për t’u bërë presion ministrave të tij, që të firmosin dokumentet për djegësat? A e dini ju se me Erion Veliajn, vjedhin në çdo ton mbetje që derdhet në Sharrë, 18 euro nga mundi dhe djersa juaj? A e dini ju se ky zotëri, shtrohet në darka 10 mijë dollarë me McGonigal, ministrja e tij këput 1 mijë euro biftekun? A e dini se këto tregojnë urrejtjen e madhe që kanë janë ndaj jush?"



