‘Jetëgjatësia e kësaj qeverie varet nga presidenti’, Haradinaj flet për politikën e Kosovës

‘Jetëgjatësia e kësaj qeverie varet nga presidenti’, Haradinaj flet për politikën e Kosovës

Ramush Haradinaj thotë se jetëgjatësia e kësaj qeveria me kryeministër Avdullah Hotin varet edhe nga presidenti. Në një intervistë për RTV Dukagjini, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deklaron se me mbarimin e mandatit të presidentit edhe qeveria është në rrezik.

“Jetëgjatësia e kësaj qeveria varet edhe nga mandati i presidentit. Nëse ka befasi dhe konfirmohen aktakuzat neve na duhet kuorumi për ta zgjedhur presidentin. Një qeveri më e madhe me më shumë votë shqiptare është në interes të Kosovës. Nëse PDK dëshiron të japë kontributin e vet mund të bashkëpunojmë,”-deklaron fillimisht Haradinaj.

Më pas kreu i AAK-së lë hapësira për gjithçka. Ai thotë se mund të bashkëpunohet edhe me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

“Nuk është lehtë të bëhen 2/3 e kuorumit. Nuk besoj se në këtë kohë krizash duhet të mbyllen dyert edhe për Vetëvendosjen. Duhet të gjendjet një formulë për qeveri gjithë nacionale. Edhe dialogu është shumë i rëndësishme,”-shprehet Haradinaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy