Kushtetuesja pranon padinë për votën e emigrantëve, Milaqi: Shpresojmë të konstatohet shkelja në zgjedhjet e fundit (VIDEO)

Kushtetuesja pranon padinë për votën e emigrantëve, Milaqi: Shpresojmë të konstatohet shkelja në zgjedhjet e fundit (VIDEO)

Padia e Lëvizjes Diaspora për Shqipërinë e Lirë është pranuar nga Gjykata Kushtetuese e cila ka vendosur datën 27 shtator për shqyrtimin në themel.

Lidhur me këtë çështje, bashkëthemeluesi  i kësaj lëvizje, Bledi Milaqi tha përmes një lidhje “Skype” për MCN TV se është për tu përshëndetur fakti që padia është marrë në shqyrtim.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Milaqi shtoi se shpreson që Gjykata të konstatojë shkeljen e mospjesëmarrjes së disaporës në zgjedhjet e kaluara.

Është për tu përshëndetur që padia është marrë në shqyrtim. Ne gjithmonë kemi mbështetur qëndrimin që votimi për shqiptarët me banim larg Shqipërisë është e drejtë kushtetuese. Partitë duhet të japin një qëndrim të tyrin. Gjykojmë që është një arritje dhe futje e temës në shinën e duhur. Në 27 shtator është  vendosur data ku do të ketë konsultim mes palëve, mes neve dhe palëve institucionale, ne padinë ia kemi adresuar shtetit por edhe palëve si KQZ, Parlamenti apo partitë politike.

Sipas nesh në kodin zgjedhor parashikohet votimi i diasporës që në 2021, për zgjedhjet e ardhshme duhet të realizohet. Në zgjedhjet parlamentare KQZ duhet të përmbyllë kuadrin ligjor që mundëson votën e disaporës.

Shpresojmë që Gjykata të konstatojë shkeljen e mospjesëmarrjes se diasporën në zgjedhjet e kaluara. Nëse Gjykata do e mbështetësë padinë tonë dhe institucionet e tjera do të duhet të orientohen në bazë të këtij vendimi.

Milaqi tha se sipas Lëvizjes Diaspora për Shqipërinë e Lirë mënyra më e mirë për të votuar Diaspora ëshrtë ajo përmes postës pasi elektronikisht shteti shqiptar nuk i ka ende mundësitë ashtu sikurse votimi në selitë diplomatike mund të shkaktojë shumë probleme.

Ne mbështetshim mënyrën më të thjeshtë që aplikohet në Kosovë, mënyra e votimit në selitë diplomatike është e vështirë pasi shteti nuk mund ta mundësoje që vota të hidhet në selitë konsullore, por ekziston dhe mendësia që selitë mbështetësin parinë në pushtet. Mënyra elektronike për në është e pamundur. Si model votimi ne mbështesim votimin me postë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy