Maxhoranca miratoi e vetme në 7 minuta ligjin më të rëndësishëm të vendit, atë për buxhetin e vitit të ardhshëm, ndërkohë që opozita vijoi me skenarin e bllokimit të seancës. Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, akuzoi Kuvendin se po sillet si një juntë, ndërsa Bledi Çuçi nga PS paralajmëroi ashpërsim të dënimit të deputetëve opozitarë.



