30 vjet nga eksodi i shqiptarëve/ Rama: Koha për ta kuptuar çmimin e lirisë

30 vjet nga eksodi i shqiptarëve/ Rama: Koha për ta kuptuar çmimin e lirisë

2 korriku i vitit 1990 mposhti frikën gjysmëshekullore të mijëra shqiptarëve.

Në këtë ditë ata mësyjnë Ambasadat e huaja në Tiranë, e njëra nga ato ishte edhe Ambasada e Gjermanisë.

Në ato momente, ata pa e ditur se me këtë hap ata shenjuan edhe kthesën e madhe të Shqipërisë.

Ai që u quajt si eksodi i madh i shqiptarëve i dha goditjen e fundit regjimit të Byrosë Politike në Shqipëri, duke u hapur mijëra vetëve portën e lirisë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka përkujtuar sot këtë përvjetor.

Rama tha se kjo është një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë.

“Mirëmëngjes.30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy