
Gjykata e Tiranës ka dënuar sot me 17 vite burg biznesmenin italian Francesco Becchetti. Ndërkaq me 8 vite burg u dënua e ëma e biznesmenit Becchetti, Liliana Condomitti, ndërsa me 16 vite burg u dënua bashkëpunëtori i tij Mauro De Renzis.
Kujtojmë që qysh prej vitit 2015, vit kur u mbyll televizioni Agon Channel, nisi procedimi penal ndaj biznesmenit Italian. Becchetti vijon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.
Ai u akuzua nga Prokuroria për 4 vepra penale: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Më herët biznesmeni ka kundërshtuar akuzat duke u shprehur se çështja ndaj tij ishte e motivuar politikish. Becchetti hapi çështje kundër vendit tonë në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, duke fituar në ty dy shkallët e gjykimit.



