Alopecia Areata, EMA jep dritën jeshile për ilaçin e parë për trajtimin e rënies së flokëve

Alopecia Areata, EMA jep dritën jeshile për ilaçin e parë për trajtimin e rënies së flokëve

Agjencia Evropiane e Barnave ka dhënë autorizimin për përdorimin e Baricitinib për trajtimin e alopecisë tek të rriturit, një sëmundje autoimune që shkakton rënie të flokëve. Kështu ka bërë të ditur kompania farmaceutike Eli Lilly, në një deklaratë. Baricitinib çshtë medikamenti i parë i autorizuar nga Bashkimi Europian për këtë patologji, për të cilën numërohen 147 milionë raste në botë.

Një terapi për alopecia areata të rëndë për pacientët e rritur nuk ishte autorizuar kurrë nga EMA më parë dhe sot unë jam vërtetë i emicionuar për potencialin e këtij ilaçi oral duke pasur parasysh rezultatet klinikisht të rëndësishme. 

Kështu tha Bianca Maria Piraccini, drejtore e Uoc e Dermatologjisë të Universitetit të Bolonjës.

Miratimi i Baricitinib  bazohet në rezultatet e studimeve të fazës 3, të publikuara në New English Journal of Medicine, të cilat vlerësuan efikasitetin dhe sigurinë e baricitinib në 1200 pacientë me alopecia areata të rënda. 

Testet klinike kanë treguar se 40% e pacientëve të trajtuar me baricitinib në javën e 36-të arritën 80% mbulim të kokës dhe 75% e tyre arritën 90%. 

Kjo patologji ka një ndikim të rëndësishëm emocional, psikik dhe social, aq sa shumë pacientë përjetojnë ankth dhe depresion me kushtëzime të fortë në jetën e tyre private, sociale dhe profesionale"

Kështu  nënvizoi Claudia Cassia, presidente e një shoqate jofitimprurëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy