Stoltenberg: KFOR nuk ka në plan të largohet nga Kosova

Stoltenberg: KFOR nuk ka në plan të largohet nga Kosova

 KFOR-i do të vijojë të qëndrojë në Kosovë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur dje se misioni nuk ka në plan të largohet nga Kosova.

“Nuk kemi plane për largim. KFOR luan një rol të rëndësishëm dhe i vjen në ndihmë vendit për të krijuar siguri dhe stabilitet”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi.

“Misioni ynë bazohet në kushte, që do të thotë se çdo reduktim i numrit të trupave do të bazohet në situatën në të cilën ndodhet vendi. Kjo është praktika që do të ndjekim. Nuk është në axhendë largimi, sepse e kemi vlerësuar situatën në terren, çka e bën të nevojshëm qëndrimin e NATO-s në Kosovë”, tha Stoltenberg.

I pyetur nga gazetarët serbë lidhur me qëndrimin e disa politikanëve të Kosovës për KFOR-in, të cilin e shohin si pengesë për ngritjen e ushtrisë kosovare, Stoltenberg tha se “çdo ndryshim në mandatin e Forcave të Sigurisë së Kosovës duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e saj”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy