
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, fill pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, përmes një deklarate për shtyp, ka folur lidhur me situatën në Ukrainë.
Meta ka bërë me dije se kanë diskutuar për të gjitha masat në koordinim me aleatët dhe ndërkombëtarët për sigurinë tonë në vend dhe në rajon.
Ky përshkallëzim i paprovokuar dhe i pajustifikueshëm përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së OKB, Marrëveshjes së Minskut, Memorandumit të Budapestit, dhe minon sigurinë dhe paqen në mbarë Evropën”.
Presidenti gjithashtu shprehu dhimbje të thellë për jetët e humbura dhe shprehu solidaritet me popullin dhe institucionet e Ukrainës.
Si President i Republikës dhe në emër të popullit shqiptar, shpreh dhembjen e thellë për jetët e humbura gjatë këtij sulmi, dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit. Në këto momente dramatike, shpreh gjithashtu solidaritetin e plotë me popullin e Ukrainës, dhe institucionet e saj demokratike.
Republika e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s, dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u bashkohet thirrjeve të Aleancës dhe të bashkësisë ndërkombëtare drejtuar Rusisë për të braktisur menjëherë këtë rrugë të dhunës dhe agresionit, të respektojë të drejtën ndërkombëtare humanitare, dhe të kthehet në rrugën e dialogut”.
Kreu i shtetit u shpreh se Shqipëria qëndron në unison me NATO-n dhe BE-në, dhe do të zbatojë të gjitha angazhimet e mara në kuadër të politikës së jashtme dhe sigurisë së përbashkët.
Bashkë me Aleancën dhe Bashkimin Evropian do të qëndrojmë të palëkundur në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe demokracisë”.
Meta tha se Rusia duhet t’i kthehet sa më shpejt rrugës së dialogut.



