Mbyllet termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia-s

Mbyllet termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia-s

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia u mbyll plotësisht për arsye sigurie me mbylljen e reaktorit të fundit të mbetur në punë. Këtë e ka bërë të ditur operatori ukrainas për energjinë bërthamore, Energoatom.

Në një shënim të lëshuar në Telegram nga Energoatom bëhet me dije se procedurat për ftohjen e reaktorit të fundit që ende funksionon janë në progres.

Ky vendim është marrë për shkak të bombardimeve që po vazhdojnë rreth uzinës dhe pas shqetësimit të shprehur nga drejtori i përgjithshëm i IAEA, Rafael Grossi, i cili së fundmi vizitoi centralin së bashku me ekspertë të tjerë të agjencisë së energjisë të OKB-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy