Xhafaj tregon arsyet e shtyrjes së zgjedhjeve në Kavajë: Kishte plan për të krijuar përplasje

Xhafaj tregon arsyet e shtyrjes së zgjedhjeve në Kavajë: Kishte plan për të krijuar përplasje

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka folur sot në një intervistë për “Top Story” në TCH ka treguar arsyet se përse u shtynë zgjedhjet e Kavajës.

Ai tha se ka pasur disa struktura brenda dhe jashtë PD-së që do të shfrytëzonin protestën paqësore të opozitës për të krijuar trazira dhe përplasje mes militantëve.

“Kemi pasur të dhëna për disa struktura brenda dhe jashtë partisë demokratike që do të krijonin trazira në Kavajë. Ata ishin pjesë e strukturave partiake, por edhe elementë jashtë saj. Kemi pasur të dhëna nga burime tona dhe nga jashtë nesh dhe se do kishte përplasje gjatë votimeve”, tha Xhafaj.

Komisariati 3 flet për bomba molotov në dyqane.

Jam në dijeni të burimeve nga Policia për identifikimin dhe procedimin e elementeve të tillë.

Nuk do ishte nga ana e protestuesve. Por më shumë do përdorej protesta paqësore e militantëve të PD pë të krijuar tensione dhe përplasje, të cilat ishin në dijeninë time dhe të Policisë tërësisht e aftë për t’i përballuar. Por situata të tilla mund të dalin dhe jashtë kontrolli, dhe mund të krijonin një alibi për dështimin e kompromisit për Zgjedhjet e 18 qershorit, për pamundshmërinë që kisht e negociata.

Nuk jemi në të njëjtën pikë sot. E enjtja, e premtja, e shtuna, kanë qenë ditë negociatash edhe me Presidentin dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për të gjetur një zgjidhje. Zgjedhjet në Kavajë nuk kanë as rolin as peshën e zgjedhjeve të përgjithshme. Për ne nuk kishte nevojë për test. Para një Finaleje nuk luhet kalceto.

KM nuk e dogji, por përdori mundësinë t’i jepte kundërshtarit politik heqjen e një alibie për mungesën e kompromisit.

Zoti Basha gjithë këto ditë flet gjëra që jam shumë i bindur nuk i beson as vetë. Ne (dhe agjenci të pavarura nga qeveria) nuk kemi pasur asnjë të dhënë për konflikt të brendshëm mes qytetarëve. Madje dhe mes militantëve të PS dhe PD ka pasur marrëdhënie korrekte. Qytetarët nuk kanë dashur trazira në qytetin e tyre, të nxitura nga PD. PD ka 1. Shkelur lirinë e votës mes presionit; 2 po shkelte Kodin Zgjedhor pasi një ditë para zgjedhjeve nuk lejohet asnjë tubim nga subjekte politike (s’ka rëndësi i regjistruar apo jo); 3. Ishte tubim i paligjshëm pasi Policia nuk kishte dhënë leje.

PD synonte të sillte militantë në një territor të vogël si Kavaja, duke i penguar qytetarët në të drejtën e tyre të ligjshme për të ushtruar të drejtën e botës.

Ndërsa flet nga Çadra, PD cënon të drejtën e votës. Ajo mund të mos dojë të marrë pjesë në zgjedhje, por shkel Kushtetutënm dhe ligjin kur shkel të drejtën e votës.

Jo, ne nuk mund të akuzohemi se po bëjmë shkelje. Në Kavajë kishte Polici për t’i garantuar zgjedhjet.

Ndalime kemi bërë për atë që prezupozohej se mund të ndodhë. Por jo arrestime, sepse nuk ndodhi diçka.

Ka pasur një shkresë të SHISH për trazira dhe a i ka shkuar ai MPB apo institucioneve të tjera?

Me SHISH kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë për organizimin e Pashkëve, periudhë e njëjtë me kërcënimet ndaj Basha por raste pa lidhje me njëra-tjetrën. Ishte gjykuar nga shërbimet e inteligjencës shqiptare dhe ndërkombëtarë se kishte persona që mund të organizonin aktivitete terroriste në territorin shqiptar. Këto janë procese që survejohen, janë më shumë se një moment i caktuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy