‘Check-up’, PD kallëzon penalisht Ilir Beqajn

‘Check-up’, PD kallëzon penalisht Ilir Beqajn

Partia Demokratike dorëzoi sot në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal ndaj Ilir Beqës në lidhje me, siç e quan ajo, aferën e Check-UP.

PD-ja thotë se në këtë koncesion janë konstatuar një sërë shkeljesh, jo vetëm me favorizimin e mikes dhe donators së Edi Ramës, Vilma Nushi, por dhe me dëmin e rëndë financiar që i është shkaktuar buxhetit, parave të shqiptarëve.

Deputetja Albana Vokshi dhe Arbiola Halimi ishin sot në organin e akuzës ku depozituan kallëzimin penal.

Vokshi më pas u shpreh për mediat, duke shpjeguar edhe një herë, sipas saj, shkeljet e denoncuara në vazhdimësi nga Partia Demokratike me një prej aferave më të mëdha korruptive të Edi Ramës dhe Ilir Beqës në këto 3 vite.

“Sot me kolegen time Halimi, dorëzuam kallzimin e parë penal, për Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ky kallzim lidhet me një sërë shkeljesh, të procedurave, të ligjeve, që përbëjnë edhe vepër penale, në këndvështrimin tonë, nga ana e Ministrit, në lidhje me konccensionin e check-up. Eshtë një konccension i Check-up-it, i kontrollit të detyrueshëm nga mosha 40 deri në 65 vjecc, që u zgjerua vetëm para disa javësh, nga 35 deri në 70 vjecc, të cilin Partia Demokratike e ka denoncuar  për shkak të abuzimeve të njëpasnjëshme dhe të klientelizmit, pra është një konccension që nuk ka marrë për bazë interesin e publikut, por përkundrazi, në kurriz të interesit të publikut ka favorizuar klientelën e Edi Ramës dhe Ilir Beqës. 

Vetëm me hartimin, përzgjedhjen e kritereve, përzgjedhjen e konccensionarit fitues, dhe me publikimin e tij, ne e gjykojmë që i është bërë dëm buxhetit të shtetit, mbi 16 milionë Euro, pa përmendur këtu nisjen e implemetimit, ku në gjykimin tonë, vetëm në një 9 mujor, të vitit 2015, shifra të cilat ne i kemi bërë publike vetëm para disa ditësh, është një abuzim prej 1.5 milionë euro. 

Partia Demokratike, është e vendosur të mbrojë interesin e publikut, të mbrojë financat publike, dhe kemi besim tek drejtësia që do të veprojë në këtë rast, me një ndër aferat më korruptive të kësaj qeverie”., tha Vokshi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy