
Kryeministri i Izraelit Naftali Bennett tha se Izraeli qëndron i palëkundur në mbështetjen e tij për Ukrainën dhe se ka ngritur një spital fushor në Ukrainë për t'u kujdesur për të plagosurit dhe po bën ç'është e mundur për të ndihmuar për t'i dhënë fund kësaj lufte. Këtë deklaratë Bennet e dha në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken në Jerusalem.
Në këtë moment, mjekët dhe infermierët po rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar jetën e njerëzve në nevojë. Jam krenar për atë që po bën Izraeli. Dhe sigurisht ne po bëjmë atë që mundemi kur na kërkohet të kontribuojmë në përpjekjet për t'i dhënë fund kësaj lufte. Ne e bëjmë këtë duke ruajtur një koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe me partnerët tanë evropianë.



