Fshati Zhulaj në Memaliaj pre e grabitjeve, plaçkiten 12 banesa në 48 orët e fundit

Fshati Zhulaj në Memaliaj pre e grabitjeve, plaçkiten 12 banesa në 48 orët e fundit

Në 48 orët e fundit, banorët e fshatit Zhulaj Njësia Administrative Krahës Bashkia Memaliaj, kanë rënë preh e grabitjeve.

Mendohet se një grup i mirëorganizuar grabitësish, kanë plaçkitur 12 banesa duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale tek një pjesë e mirë e banorëve të këtij fshati kodrinor.

Makineritë apo instrumentet bujqësore kanë qenë në fokusin e grabitësve, por edhe produktet ushqimore duke filluar nga vaji i ullirit, fasulet, grurin e deri tek mandarinat në pemë.

Madje këto të fundit keqbërësit i kanë shijuar duke lënë edhe gjurmë përmes lëkurëve të agrumeve dhe gjurmët e shkeljes fill pasi kishin grabitur të mirat materiale të fshatarëve.

Banorët janë shprehur se grabitësit kanë marrë edhe vlera monetare, bizhuteri, pajisje elektro-shtëpiake. Ata kanë hapur me forcë dyert e shtëpive mes tyre edhe ato ku janë të pabanuara.

Ndonëse është hera e parë që ky fenomen ndodh në Zhulaj, banorët e këtij të fundit shtojnë se ndihen të pasigurtë për jetën dhe u kanë bërë thirrje autoriteteve që të armatosen pasi deri më tani policia është mjaftuar me aktkonstatim dhe nuk ka zbuluar qoftë edhe një keqbërës të vetëm.

Lidhur me këtë ngjarje nuk ka ende asnjë autor të arrestuar, ndërsa frika tek banorët vijon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy