
KQZ mblidhet për fletën e votimit/ Celibashi: Shënimi i kandidatëve me emra më ndihmues për zgjedhësit. Përfaqësuesi i PS: Me numra më i thjeshtë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke diskutuar në mbledhje të posaccme mbi konfigurimin e fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Mbledhja është duke u shoqëruar me debate mes palëve dhe komisionerit Celibashi.
Celibashi ka thënë se fleta që ka propozuar është në përputhje me Kodin Zgjedhor.
“Ka qenë varianti me numra. Varianti me emra ka dy opsione, shënimi i emrave në formativ portret. Këto tre variante kanë qenë në diskutim. Propozimi konkret ka konsistuar në variantin me emra. Versioni i fletës së votimit në të cilën kandidatët janë të shënuar me emra shkon në përputhje me kodin zgjedhor. Është më ndihmuese për zgjedhësit që ata mos jenë konfuzë në ditën e zgjedhjes. Të tre variantet janë në përputhje me Kodin Zgjedhor. Nuk po diskutojmë atë,. Ne vlerësojmë që varianti i propozuar shkon në përputhje të plotë me Kodin Zgjedhor për t’i kërkuar lehtësi votuesit”, u shpreh Celibashi.
Nga ana e tij, përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji tha se fleta e Tiranës gati me 500 emra, e ndërlikon votimin.
"Fleta me numra është e thjesht, votohet subjekti e pastaj numri i kandidatit, numri është ai që bën orientimin e zgjedhësit direkt në fletën e votimit. Duhet që të votohet Qartë dhe thjeshtë dhe një proces i rëndësishme është edhe numërimi që duhet të jetë i shpejtë dhe korrekt. Informacioni në fletën e votimit nuk duhet të jetë i ngarkuar. Konfigurimi i fletës të jetë i qartë, i zbatueshëm dhe zgjedhësit ta kenë të thjeshtë", tha ai.
Kujtojmë se dje Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka propozuar si fletë votimi për zgjedhjet e 25 prillit fletën ku paraqiten partitë me logo dhe kandidatët me emra,dhe jo fletën me numra. Sipas propozimit të Celibashit, fleta e votimit parashikon që krahas subjekteve zgjedhore te përfshiheshin edhe emrat e kandidatëve.



