Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë për grabitje.
Në pranga përfunduan shqiptarët me iniciale L.G, 44 vjeç i papunë dhe X.B, 35 vjeç, me profesion murator, të dy banues në Porto Sant’Elpidio.
Ata u arrestuan në flagrancë pasi grabitën një shtëpi në Massa Fermana bashkë me një person të tretë, ku kishin vjedhur bizhuteri ari dhe u larguan me një makinë gjithashtu të vjedhur disa ditë më parë në Montegiberto.
Kur policia u vu në ndjekje të tyre, ata braktisën makinën dhe u përpoqën të iknin në këmbë, por më kot.
Gjatë kontrolleve të zhvilluara në banesat e tyre janë gjetur 58 bizhuteri ari, gjashtë diamante, katër orë me vlerë dhe rreth një mijë euro para të gatshme.
Sendet e grabitura kapin një vlerë totale prej rreth 50,000 euro, të ardhura si pasojë e vjedhjeve në kryera në krahinat e Fermo dhe Macerata.
Pasuria e vjedhur është konfiskuar në mënyrë që t’u kthehet pronarëve të ligjshëm.



