Arti fierak në zi, ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar Todi Llupi

Arti fierak në zi, ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake janë në zi pas ndarjes nga jeta të aktorit dhe humoristit të mirënjohur Todi Llupi, një prej figurave më të dashura të Estradës së Fierit dhe humorit shqiptar.

 

Me një karrierë që shtrihet në më shumë se pesë dekada, Todi Llupi la gjurmë të pashlyeshme në skenën shqiptare përmes roleve të tij plot humor, personazheve autentike dhe interpretimit mjeshtëror të dialektit myzeqar.

 

Ai iu bashkua Estradës Profesioniste të Fierit në vitin 1971, ku u shndërrua në një nga artistët më të spikatur të saj. Gjatë karrierës interpretoi në qindra skeçe dhe premiera humori, si edhe në disa filma artistikë, duke fituar dashurinë dhe vlerësimin e publikut në mbarë vendin.

 

Për kontributin e tij të çmuar në art dhe kulturë, në vitin 1989 u nderua me titullin "Artist i Merituar".

 

Ndarja nga jeta e Todi Llupit përbën një humbje të madhe për qytetin e Fierit, për kolegët dhe për mbarë artin shqiptar. Trashëgimia e tij artistike do të mbetet një pjesë e rëndësishme e historisë së humorit shqiptar dhe një kujtim i paharruar për breza të tërë spektatorësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy