
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas lajmit se ish ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal ka pranuar fajësinë se ka fshehur informacionin se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-agjent i inteligjencës shqiptare.
Basha përmes një postimi në rrjete sociale, shkruan se dyshja “Sali Berisha dhe Edi Rama u vunë në sulm për të bërë pis Partinë Demokratike por e vërteta më në fund u zbulua”.
Të vërtetën nuk mund ta ndalë askush, sado të vonojë, sado të investohet kundër saj, sado baltë të hidhet për ta mbuluar.
Mbi të gjitha, kjo e vërtetë është shpagim për demokratët që u vunë nën sulme për t’u bërë pis e për t’u dëmtuar jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga Sali Berisha.
Ish-agjent i lartë i FBI-së, Charles McGonigal është deklaruar fajtor të premten për akuzat se ka fshehur 225 mijë dollarë nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare, i cili u bë burim i një hetimi të FBI-së, tregojnë të dhënat e gjykatës.



