“Ylli ynë polar është BE”, Berisha: Deklaratat e Edi Ramës, si ato të Enver Hoxhës!

“Ylli ynë polar është BE”, Berisha: Deklaratat e Edi Ramës, si ato të Enver Hoxhës!

Fieri është “stacioni” i radhës ku është ndalur sot ish-kryeministri Sali Berisha, në kuadër të zgjedhjeve për kryetar të PD-së. Berisha tha se interesi kombëtar është në rrezik të madh. Ai hoqi një paralele mes Ramës, Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë lidhur me deklaratat e fundit të Ramës mbi drejtimin që duhet të marrë vendi nëse nuk hapen negociatat për në BE deri në qershor.  

Ish-kryetari i partisë shkelmoi statutin edhe ligjet, vullnetin e anëtarësisë. Mori vendime autokratike dhe anti-demokratike. Ngritja juaj në këmbë ishte një betejë kundër autokracisë, për të rivendosur normat demokratike. Ne u ngritëm së bashku kundër këtij arbitrariteti, kundër këtij ilegjitimiteti. Çdo gjë e bëmë bazuar në votën e lirë. Nëse s’do ishim parti e votës së lirë, do ishim fatkeqësi kombëtare për vendin. Arritëm një stacion. Arritëm me vështirësi sepse kishim kundër establishmentin dhe një pseudo-opozitë që u shndërrua në vegël të saj, procese gjyqësore etj. etj. Një mision më i madh dhe më i vështirë na pret përpara. Tani jemi një opozitë e vërtetë. Brenda 3-4 javësh kjo ka filluar të ndihet, në jetën politike dhe kudo. Një PD opozitë e vërtetë duhet të jetë një mjet për ta shpëtuar Shqipërinë nga kjo situatë, më e vështira. Nëse nuk qëndrojmë për të mbrojtur interesin kombëtar, ne shkojmë drejt shpërbërjes. Tre ditë më parë kryeministri i Shqipërisë në Bruksel deklaron se nëse do presim deri në qershor dhe s’na hapin negociatat, atëherë ne do konsiderojmë drejtimin e vendit, çfarë drejtimi do marrim. Gjeneratat e rritura në diktaturë nuk e harrojnë kur Ramiz Alia na thoshte që s’jemi as Lindje as Perëndim. Enver Hoxha thoshte që në aleancë me kinezët, era e Lindjes dominon mbi Perëndimin. Tani na del Edi Rama, po ku do shkojmë ne more zotëri, drejt Beogradit apo drejt Stambollit. Jo more zotëri, ne yll polar do kemi BE-në”.

Po ashtu Berisha e konsideroi një akt primitiv, akt vasiliteti dhe kundër interesit kombëtar votën kundër dënimit të gjenocidit serb në Bosnjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy