Ulen infektimet, 9 persona humbin betejën me Covid në 24 orët e fundit

Ulen infektimet, 9 persona humbin betejën me Covid në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë ulur ndjeshëm infektimet në vendin tonë, ku si rezultat i 2.569 testimeve kanë rezultuar pozitivë 195 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 2,569 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 195 qytetarë, në këto bashki: 109 në Tiranë, 10 në Fier, 7 në Durrës, Kamëz, Vlorë, Berat, 6 në Lushnje, Mallakastër, 5 në Kukës, 4 në Lezhë, Kurbin, Krujë, Peqin, 3 në Gjirokastër, 2 në Përmet, 1 në Shkodër, Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Finiq, Tepelenë, Skrapar, Poliçan, Gramsh.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: 1 qytetar nga Durrësi 46 vjeç, 1 qytetar nga Mirdita 48 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 58 dhe 78 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 66 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 69 vjeç, 1 qytetar nga Korça 73 vjeç dhe 1 qytetar nga Kruja 82 vjeç.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 347 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,434 që nga fillimi i epidemisë dhe janë 6,952 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Statistika (11 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 195

Të shëruar në 24 orë 347

Të shtruar në spitale 161

Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 2,569

Testime totale 1,240,204

Raste pozitive 175,163

Raste të shëruara 165,434

Raste Aktive 6,952

Humbje jete 2,777

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3060

Durrës 824

Fier 691

Shkodër 559

Vlorë 345

Elbasan 342

Lezhë 269

Berat 237

Gjirokastër 214

Kukës 159

Korçë 136

Dibër 116

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy